EkonomiKulturëKurioziteteLajmeLajmi i funditShëndetësiShowbizSport

Shkencëtarët nisin mision të ri për të kërkuar shenja të jetës jashtëtokësore

Astronomët do ta studiojnë një pjesë të madhe të hapësirës qiellore për të kërkuar shenja të jetës jashtëtokësore përmes përdorimit të 28 radioteleskopëve gjigantë.

Ky projekt është bashkëpunim mes institutit të pavarur,
Seti, dhe një qendre të vrojtimit në New Mexico të Shteteve të Bashkuara,
shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Marrja e të gjitha të dhënave nga kjo qendër po vlerësohet
si mundësi e mirë për shkencëtarët që janë në kërkim të formave të tjera të jetës
jashtë planetit tonë.

“Të përcaktojmë nëse ne jemi të vetëm në univers është njëra
prej pyetjeve më të rëndësishme në shkencë dhe teleskopët tanë mund të luajnë
një rol të madh për ta gjetur përgjigjen”, tha Tony Beasley, drejtor i Qendrës
Vëzhguese Kombëtare të Radio-astronomisë.

Faza e parë e projektit, që është instalimi i kabllove të
reja, është financiar nga John Giannandrea, zyrtar i lartë në kompaninë Apple,
dhe Carol Giannandrea.

Ndryshe, Stephen Hawking kishte paralajmëruar që njerëzit të
mos përpiqen të vendosin kontakte me jashtëtokësorët, duke lënë të kuptohet se
rezultati i këtij kontakti nuk do të ishte i mirë për njerëzimin.

The post Shkencëtarët nisin mision të ri për të kërkuar shenja të jetës jashtëtokësore appeared first on Gazeta Express.