EkonomiKulturëKurioziteteLajmeLajmi i funditShëndetësiShowbizSport

Shënohet viktima e parë e koronavirusit në Evropë

Është shënuar viktima e parë e koronavirusit në Evropë. Më saktësisht, rasti i parë u regjistrua në Francë.

Personi i vdekur ishte një turiste 80-vjeçare kineze nga province
Hubei, njoftoi ministrja franceze e shëndetësisë, Agnes Buzyn.

Më parë, vetëm tri raste të vdekjeve nga koronavirusi janë
raportuar jashtë Kinës, ndërsa ky është rasti i parë i shënuar jashtë
territorit të Azisë, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Franca më parë ka konfirmuar se i ka regjistruar 11 raste të
infektimeve, ndërsa gjashtë persona janë ende të shtrirë në spital.

Ndryshe, të shtunën, Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë
në Kinë njoftoi se në 24 orët e kaluara janë konfirmuar 2641 raste të reja të
infektimeve, duke e çuar në 66 mijë e 492 numrin e përgjithshëm. Për më tepër,
143 persona vdiqën gjatë kësaj periudhe.

The post Shënohet viktima e parë e koronavirusit në Evropë appeared first on Gazeta Express.