EkonomiKulturëKurioziteteLajmeLajmi i funditShëndetësiShowbizSport

Juventusi ia ofron Unitedin Ramsyen ose Rabiotin për Pogban

Juventusi raportohet se po bëhet gati për ta kthyer mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogban, në Itali këtë verë. Bardhezinjtë synojnë ta arrijnë këtë duke ua ofruar Djajve të Kuq Aaron Ramseyn ose Adrien Rabiotin si pjesë të marrëveshjes.

Paul Pogba është përfolur vazhdimisht që nga
vera e kaluar për një largim nga Old Trafford. Këto spekulime janë intensifikuar
edhe më shumë gjatë muajve të fundit, shkaku i vështirësive nëpër të cilat po
kaloin Manchester Unitedi në Premierligë, transmeton Gazeta Express.

26-vjeçari e ka pasur edhe vetë një periudhë
mjaft të vështirë këtë sezon, pasi që një lëndim i kyçit të këmbës e ka mbajtur
atë jashtë skuadrës për shumicën e sezonit.

Gazetat italiane raportojnë se Pogba dëshiron të
kthehet në Juventus gjatë kësaj verë, katër vjet e gjysmë pasi u largua nga
Allianz për t’u kthyer në Manchester United, ku kishte luajtur edhe sa kishte
qenë i ri.

Agjenti i Pogbas, Mino Raiola, së fundi e dha
një intervistë për Sport Mediaset ku tha se Italia është shtëpia e dytë e
Pogbas. Gazetat italiane besojnë se kjo deklaratë nuk është e rastësishme dhe
se Raiola është duke u bërë gati për ta transferuar Pogban në Serie A këtë verë.

Masbchester Unitedi i kërkon 150 milionë euro
për mesfushorin francez, megjithatë Juventusi do të tentojë ta ulë këtë cmim
duke e përfshirë në marrëveshje edhe Rabiotin ose Ramseyn. /Gazeta Express/

The post Juventusi ia ofron Unitedin Ramsyen ose Rabiotin për Pogban appeared first on Gazeta Express.