EkonomiKulturëKurioziteteLajmeLajmi i funditShëndetësiShowbizSport

Gjeti të vdekur motrën e dy nipat, daja i familjes Tolaj: Nuk i helmoi gazi, ku dyshojmë

Të tjera dëshmi vijnë nga fshati Ostren i
Bulqizës, ku ditën e djeshme humbën jetën nëna dhe dy fëmijët e saj, një
ngjarje që u raportua se erdhi për shkak të rrjedhjes së gazit në banesë.

Por për njërin prej familjarëve të viktimave,
gazi nuk ka qenë shkaku i vdekjes së Rajmondës, Rudinës 18 vjeçe dhe Fatjoni 14
vjeçar.

Vëllai i nënës që humbi jetën së bashku me fëmijët,
është shprehur për News24 se një bombul gazi e ka gjetur jashtë banesës. Sipas
dajës së fëmijëve që gjetën vdekjen në banesë, shkak ka qenë diçka tjetër. Ai
ka deklaruar se ka qenë i pari që ka hyrë në banesë dhe është përballur me
tragjedinë. Daja më tutje thotë se në tavolinë ka gjetur një pjatë supë dhe se
dyshimet e tij janë për një helmim të mundshëm.

“Nuk ka
qenë nga gazi, as mangalli dhe as nga ngrohja elektrike. Një bombol 5 litërshe
ka qenë jashtë banese kur kemi shkuar. Nuk ka qenë rrjedhje gazi. Kanë ndërruar
jetë rreth orës 22:00-23:00 të së enjtes dhe kemi gjetur supë në një pjatë dhe
e kemi dërguar për t’i bërë analizat.

Unë kam
këmbëngulur si dajë, i kam dërguar nga spitali i Bulqizës në të Dibrës dhe
kërkoj të bëhen analizat në mënyrë të hollësishme. Hedhim poshtë deklaratat e
deritanishme për rrjedhje e gazi e çfarë ka dalë”, shprehet daja për News24.

I
pyetur a kanë pasur ndonjë konflikt me ndonjë, ai ka mohuar dhe ka thënë se
pret nga policia të dalin përgjigjet e analizave.

Kujtojmë
se familja Tolaj u shua thuajse krejtësisht si pasojë e ngjarjes së rëndë. Mjekët
arritën t’i shpëtonin jetën vajzës së mitur që ndodhej me nënën, motrën e vëllain,
tashmë të vdekur./Express

The post Gjeti të vdekur motrën e dy nipat, daja i familjes Tolaj: Nuk i helmoi gazi, ku dyshojmë appeared first on Gazeta Express.