EkonomiKulturëKurioziteteLajmeLajmi i funditShëndetësiShowbizSport

Dyshohet se virusi kinez e ka prejardhjen nga gjarprinjtë

Shkencëtarët besojnë se virusi vdekjeprurës, i cili është përhapur në Kinë dhe në disa shtete të tjera të botës, e ka gjenezën nga gjarpërinjtë e shitur në dyqane të hapura në qytetin Wuhan, shkruan Dailymail, transmeton Express.

Hulumtuesit nga Universiteti i Pekinit besojnë se coronovirusi, i cili tanimë ka infektuar përafërsisht 500 njerëz në tërë botës dhe ka vrarë 17 prej tyre, është një kombinim i një virusi që është i lidhur me lakuriqët dhe nga një tjetër, i cili deri tani është i panjohur.

Gjatë analizimit të gjeneve të mostrave të këtij
virusi, është gjetur se gjarpërinjtë ishin më të ngjashmit me këtë virus.

“Rezultatet tona të derivuara nga një analizë e thellë e mostrave të këtij virusi, sugjeron që gjarpërinjtë janë specie më të lidhura me këtë virus”, thanë autorët e këtij hulumtimi.

Koronovirusi përpos virusi të gripit, përfshin
edhe sindromën akute të frymëmarrjes. Kombinimi i këtyre viruseve bën që
materiali gjenetik dhe ADN-ja e tyre të përzihet prandaj është e vështirë të
identifikohen.

Zyrtarët mjekësorë në Wuhan kanë urdhëruar mbylljen dhe izolimin e qendrës, në të cilën besohet se e ka prejardhjen ky virus. /Express

The post Dyshohet se virusi kinez e ka prejardhjen nga gjarprinjtë appeared first on Gazeta Express.