EkonomiKulturëKurioziteteLajmeLajmi i funditShëndetësiShowbizSport

Labi nuk po e ndal punën humanitare

Labinot Tahiri po vazhdon punën e tij humanitare.

Labinot Tahiri, pavarësisht angazhimeve të shumta në muzikë dhe politikë, po gjen kohën për të vazhduar me ndihma dhe për t’i ndenjur afër njerëzve me nevojë.

Kësaj radhe Labi ka vizituar një spital ku po qëndrojnë disa fëmijë që vuajnë nga sëmundja e Leukemisë, në Repartin e Pediatrisë.

Ndërsa pak ditë më parë, Tahiri ka zbuluar se ai po përkrahë edhe rininë, duke i motivuar për të punuar më shumë e duke thënë se po i ndihmon për të ecur përpara.

Labi tregoi se ai bashkë me aktivitetin ‘Darka e Gurbetqarit’ që ka realizuar, kanë vendosur që të ndajnë një shumë prej 1000 eurosh për alpinisten Uta Ibrahimi, e cila me flamurin e Kosovës po ngjet majat më të larta të maleve në botë.

Labi ka treguar edhe gjatë bisedës në emisionin festiv në T7, N’Darkë, se ai nuk do të heqë dorë nga politika edhe pasi nuk është zgjedhur deputet, mirëpo punën e tij humanitare nuk do ta ndalë asnjëherë./Gazeta Express/

N’Darkë, Mc Kresha, Afrim Muçiqi, Robert Berisha, Labinot Tahiri, Milaim Zeka – 01.01.2020

The post Labi nuk po e ndal punën humanitare appeared first on Gazeta Express.