EkonomiKulturëKurioziteteLajmeLajmi i funditShëndetësiShowbizSport

Kjaer, për zënkat me Ibrahimovic: “Kemi të njëjtin objektiv, ta ndihmojmë Milanin”

Simon
Kjaer tashmë është i Milanit.

Te
Kuqezinjtë, qendërmbrojtësi i Danimarkës do të ketë shok skuadre një ndër më të
mirët në histori, Zlatan Ibrahimovicin.

Me të,
Kajer ka një të kaluar të hidhur mund të themi pasi sa herë janë përballur në
fushë, diçka ka ndodhur mes tyre.

Rasti
më i freskët është pak vite më parë në Europa League, Zlatan Ibrahimovic ishte
pjesë e Manchester United, derisa Kjaer pjesë e Fenerbahçes.

U desh ndërhyrja e Jose Mourinhos, gjyqtarit e të tjerëve që gjërat mos të përkeqësohen megjithëse Ibrahimovic paksa e ka për fyti dhe ia tërheq vëmendjen danezit.

Sido
që të jetë, ata tani do të jenë shokë skuadre të Milani dhe Kjaer thotë se s’ka
asnjë problem me Ibrën për të cilin ka vetëm fjalë të mira për karrierën mbresëlënëse
që ka pasur suedezi.

“Jam përballur me të shumë herë gjatë karrierës sime. Kemi pasur betejat tona në fushë, por s’ka asnjë problem mes nesh”.

“Kemi të njëjtin objektiv, t’ia zgjatim dorën Milanit dhe ta dërgojmë sa më lart që është e mundur. Karriera e tij flet gjithçka, është kënaqësi për të gjithë që ai është këtu”. /Gazeta Express/

The post Kjaer, për zënkat me Ibrahimovic: “Kemi të njëjtin objektiv, ta ndihmojmë Milanin” appeared first on Gazeta Express.