EkonomiKulturëKurioziteteLajmeLajmi i funditShëndetësiShowbizSport

Dëbimi i diplomatëve, policia rrit ‘mbikqyrjen’ në ambasadën e Iranit në Tiranë

Pas
urdhrit për dëbimin Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini
Alast, policia ka shtuar numrin e efektivave të  shërbimit pranë kësaj
ambasade.

Përveç
një punonjësi të policisë i planizuar si mbrojtje për institucionin, një
patrullë e forcave të rendit është vënë në dispozicion për të kryer mbikëqyrje
pranë selisë së Iranit.

24 orë
nga urdhri i ministrit për punët e jashtme për dëbimin e menjëhershëm të dy
zyrtarëve, shërbimet e policisë të vendosura aty janë të dukshme.

Sipas
zërit të Amerikës dy diplomatët po dëbohen për aktivitete kundër grupit MEK,
ndërsa atasheu kulturor Seyed Ahmed Hosseini Alast kishte mbajtur poste të
larta në Gardën Revolucionare të Republikës Islamike dhe Mohamed Peimanemati
ishte anëtar i njësisë Operacionale të inteligjencës së Iranit Mois dhe ishte
përgjegjës për disa akte terroriste në vendet e BE-së.

Zëri i
Amerikës ka raportuar se ata kishin qenë bashkëpunëtorë të gjeneralit tashmë të
vrarë Kasem Solemanit. Dëbimi i dy diplomatëve vjen pak ditë pas deklaratave të
liderit suprem Ali Khamenei, i cilësoi Shqipërinë si një vend të vogël dhe
djallëzor, duke iu referuar strehimit që vendi ynë bëri për lëvizjen MEK të
opozitës iraniane.

Kjo është
hera e dytë që Shqipëria shpall persona të padëshiruar diplomatë të ambasadës
iraniane, duke e çuar në 4 numrin e nëpunësve diplomatë non grada.

Në dhjetor të 2018 autoritetet shqiptare dëbuan edhe ambasadorin e Iranit në vendin tonë, Gholamhossein Mohammadnia, së bashku me diplomatin e ambasadës Mostafa Roudaki./oranews

The post Dëbimi i diplomatëve, policia rrit ‘mbikqyrjen’ në ambasadën e Iranit në Tiranë appeared first on Gazeta Express.