EkonomiKulturëKurioziteteLajmeLajmi i funditShëndetësiShowbizSport

Igli Tare dëshiron që të bëhet selektor i Shqipërisë

Igli Tare nuk ka hequr dorë nga dëshira e kamotshme e tij. Ish futbollisti i famshëm shqiptar shpreson që në një të ardhme të emërohet përzgjedhës i Kombëtares së Shqipërisë, për të cilën luante në kohën kur ishte pjesë e futbollit aktiv, shkruan Gazeta Express.

Tare qe disa vjet punon në Serie A të Italisë,
ku po ashtu luante dikur si futbollist. Por, viteve të fundit është drejtor në
Lazio, ku punën vazhdimisht e kryen me shumë sukses.

Përkundër angazhimeve në Lazio, Tare me mendje
gjithnjë është në Shqipëri.

Ai ka thënë se aktualisht është shumë i ngarkuar me punë te Lazio sepse
futbolli italian gjendet në mes të afatit kalimtar të janarit.

Por, e ka përsëritur dëshirën e tij që në një të ardhme ta marrë drejtimin
e Kombëtares Shqiptare.

“Sa i përket dëshirës time, unë e kam thënë që
një ditë dua ta drejtoj Shqipërinë. Nuk e di se sa do të realizohet, por kjo
është si dëshirë. Gjithsesi këtu po flasim për të ardhmen, pasi për momentin
jam shumë i lumtur te puna ku jam”, ka thënë Tare.

Ish sulmuesi i njohur qe disa vjet vlerësohet si njëri prej menaxherëve më të suksesshëm në Serie A të Italisë si drejtor sportiv./GazetaExpress/

The post Igli Tare dëshiron që të bëhet selektor i Shqipërisë appeared first on Gazeta Express.