EkonomiKulturëKurioziteteLajmeLajmi i funditShëndetësiShowbizSport

Flet Valverde pas shkarkimit: Rroftë Barcelona, rroftë Katalonja

Ernesto Valverde u ka thënë lamtumirë tifozëve të Barcelonës përmes një letre të hapur, pas më pak se 24 orëve pas shkarkimit të tij nga posti i trajnerit të Barcelonës, ku i fitoi dy tituj radhazi të La Ligës.

E ardhmja e Valverdes në Camp Nou kishte qenë e pasigurt që
një kohë, por presioni u shtua pas eliminimit të Barcelonës nga Atletico
Madridi në Superkupën e Spanjës, transmeton Gazeta Express.

Barcelona mbetet ende në garë për të fituar tituj këtë
sezon, pasi që është në krye të tabelës së La Ligës dhe është kualifikuar në
1/8 e finales së Ligës së Kampionëve. Megjithatë, përkundër kësaj, Valverde u bë
trajneri i parë që shkarkohet nga Barcelonë në 17 vjet.

Valverde u kritikua më së shumti për eliminimet dramatike
nga Liga e Kampionëve në dy sezonet e fundit, kundër Romës dhe Liverpoolit, mirëpo
55-vjeçari po largohet me kokën lart dhe krenar me arritjet e tij me klubin
katalonas.

“Koha ime si trajner i Barcelonës ka marrë  fund. Kanë qenë dy vjet e gjysmë shumë
intensive që nga fillimi. Gjatë kësaj kohe, unë kam shijuar momente të lumtura,
duke festuar fitore dhe trofe, por edhe disa momente që kanë qenë të vështira”,
ka shkruar Valverde.

“Megjithatë, mbi të gjitha, do të doja ta theksoja përvojën
time me tifozët dhe dashurinë që ata e kanë shfaqur me mua gjatë kohës sa kam
qenë trajner”.

“Do të doja ta falënderoj presidentin Josep Maria Bartomeu
dhe bordin e drejtuesve, që ma dhanë mundësinë ta drejtojë ekipin e parë dhe më
besuan gjatë gjithë kësaj kohe”.

“Gjithashtu do të doja t’i falënderoj të gjithë njerëzit me
të cilët kam punuar në klub për përkrahjen e tyre dhe mënyrën se si më kanë
trajtuar gjatë këtyre dy vjetëve e gjysmë, veçanërisht ata që kanë punuar me
ekipin e parë dhe me të cilët kemi ndarë aq shumë momente të veçanta në kampin
stërvitor dhe në rrugëtimet tona”.

“Natyrisht, dua t’i falënderoj lojtarët për të gjitha
tentimet e tyre, të cilat na i kanë mundësuar t’i fitojmë katër trofe së
bashku. Nga kjo ditë, unë ua uroj të gjithë fatin e botës atyre dhe trajnerit të
ri Quique Setien”.

“U pritshin të mirat të gjithëve. Rroftë Barcelona dhe rroftë
Katalonja”. /Gazeta Express/

The post Flet Valverde pas shkarkimit: Rroftë Barcelona, rroftë Katalonja appeared first on Gazeta Express.