EkonomiKulturëKurioziteteLajmeLajmi i funditShëndetësiShowbizSport

Rama: Shpresoj që Evropa nuk do na lërë vetëm

Në një intervistë televizive në emisionin e
njohur italian “Porta a Porta”, kryeministri Rama ka folur mbi tërmetin shkatërrimtar
të 26 nëntorit.

Kreu i qeverisë tha se i ka bërë thirrje të
gjitha vendeve anëtare të NATO-s në samitin e mbajtur sot në Londër për të
ndihmuar vendin në këto kohë të vështira.

 “Nëse është e vërtetë ajo thënia që ajo që nuk të vret të bën më të fortë, ne duam ta bëjmë një fakt të dukshëm. Ne jemi duke punuar në rrafshin e rindërtimit edhe në lidhje me të bukurën. Unë vij nga samiti i NATO-s, ku i bëra thirrje të gjitha vendeve që të japin një kontribut, që të organizoj edhe një konferencë të donatorëve. Shpresoj që Evropa nuk do të na lërë vetëm. Shpresoj që politikanët të kenë të një njëjtën dëshirë si të zjarrfikësve tuaj. Nga ana e qeverisë italiane, tek kryeministri gjeta një person të cilin si politikan mund ta kish gjykuar por si njeri është me zemër të madhe”, tha ai.

The post Rama: Shpresoj që Evropa nuk do na lërë vetëm appeared first on Gazeta Express.