EkonomiKulturëKurioziteteLajmeLajmi i funditShëndetësiShowbizSport

Arabia Saudite do ta ndërtojë qytetin ku do lejohet alkooli

Arabia Saudite po planifikon të krijojë një qytet të ri ndërkufitar, ku do të dominojnë ligjet perëndimore.

Vendi i ri do të quhet “Neom” dhe do të ngrihet pranë Detit të Kuq, raporton The Daily Mail.

Projekti madhështor kap vlerën e 400 miliardë paundëve dhe është pjesë e strategjisë së sauditëve për t’u kthyer në një qendër globale për ngjarje sportive.

Qyteti i ri do të funksionojë në mënyrë të pavarur nga pjesa tjetër e vendit, me ligje të ndryshme për punëtorët dhe të drejtat e grave.

Gjithashtu këtu vizitorët do të kenë më shumë liri, siç është e drejta për të pirë alkool apo për t’u veshur ndryshe nga çfarë parashikojnë ligjet e rrepta të Arabisë Saudite.

Në qytetin e ri do të organizohen aktivitete të ndryshme sportive dhe njerëzit do të kenë lirinë për të bërë gjithçka që lejohet edhe në Perëndim.

The post Arabia Saudite do ta ndërtojë qytetin ku do lejohet alkooli appeared first on Gazeta Express.