EkonomiKulturëKurioziteteLajmeLajmi i funditShëndetësiShowbizSport

Kosova s’ka pare për trajtimin e ujërave të zeza, thotë ministri

Kosova është vendi më i varfër në të gjithë Europën sa i përket rezervave të ujit.

Kjo meqë vetëm 5 për-qind e ujërave të zeza
trajtohen, ndërsa të tjerat pothuajse derdhën nëpër lumenj.

E për tu marrë me këto çështje, shteti i ri
nuk ka fonde.

Paratë mund të siguroheshin vetëm sikur Kosova
të ishte anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“Lumenjtë tanë nuk e kanë një mbështetje të
tillë, shtetet në të cilat kalojnë lumenjtë, mund të mbështeten nga shuma të mëdha
deri në 30 mijë euro. Derisa nuk e kemi këtë mbështetje, ne nuk mund t’iu
garantojmë vendeve fqinjë se mund të kemi ujë të pastër, derisa ata marrin
fonde”, ka thënë ministri Matoshi.

Që Kosova të pranohet në OKB, duhet të propozohet nga Këshilli i Sigurimit drejtuar Asamblesë së Përgjithshme, pastaj me 2/3 e votave nga Asambleja e Përgjithshme, Kosova pranohet në OKB. Por në rastin e Kosovës, Rusia mund ta përdor veton.

Pa ulëse në OKB, Kosova s’ka para për ujëra të zeza – 16.11.2019 – Klan Kosova

Uploaded by KlanKosova on 2019-11-16.

The post Kosova s’ka pare për trajtimin e ujërave të zeza, thotë ministri appeared first on Gazeta Express.