EkonomiKulturëKurioziteteLajmeLajmi i funditShëndetësiShowbizSport

Buxhovi gjen analogji mes Thaçit dhe Esat Pashës – dhe mes Kurtit e Hasan Prishtinës

Shkrimtari e historiani Jusuf Buxhovi ka folur për historinë e trojeve shqiptare dhe ka komentuar profilet e një sërë personaliteteve shqiptare. Në mes tyre ka krahasuar presidentin Hashim Thaçi me Esat Pashë Toptanin dhe kandidatin për kryeministër, Albin Kurtin, me Hasan Prishtinën.

Historiani ka thënë se bisedat mes Thaçit dhe
Vuçiqit për shkëmbime territoresh faktorizojnë Serbinë dhe Rusinë në Ballkan.

“Kemi korrelacione ku shteti i Kosovës po
kërcënohet nga vet shqiptarët, presidenti i Kosovës në një far mënyrë nuk po e
mbron shtetin e Kosovës. Kjo të kthen te anatema e Esat Pashë Toptanit”, ka thënë
Buxhovi në RTV Dukagjini.

Buxhovi ka vlerësuar figurën e Albin Kurtit që
sipas tij po lufton padrejtësitë që kanë ardhur nga Rezoluta 1244.

I pyetur për ndonjë analogji me figurat
historike shqiptare, Historiani ka thënë se pavarësisht se rrethanat janë të
pakrahasueshme figura e Albin Kurtit do t’i përgjigjej asaj të Hasan
Prishtinës.

“Edhe Hasan Prishtina ka luftuar për një
koncept politik intelektual. Edhe ai ka qenë një politikan i pa korruptuar, i
emancipuar. Një politikan që e ka shkrirë pasurinë për Shqipërinë. Një
politikan që është dashur ta paguaj me kokë idealizmin e tij. Uroj që kjo të
mos i ndodh Albin Kurtit. Por Albin Kurti ka përgjegjësi historike të përafërt
me Hasan Prishtinën”, tha ndër të tjera Jusuf Buxhovi.

The post Buxhovi gjen analogji mes Thaçit dhe Esat Pashës – dhe mes Kurtit e Hasan Prishtinës appeared first on Gazeta Express.