EkonomiKulturëKurioziteteLajmeLajmi i funditShëndetësiShowbizSport

Superliga sjell përballjen mes finalistëve, Prishtina – Rahoveci

Xhiroja e dhjetë e Superligës së Kosovës në basketboll do të sjellë ndeshje shumë interesante.

Takimi kryesor do të zhvillohet të shtunën ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Rahovecit, dy skuadrat që edicionin e kaluar ishin përballur në finale të Kupës, “Play-off”-it dhe Superkupës, ku në tri garat triumfuan prishtinasit.

Rahoveci është lider me shtatë fitore dhe një humbje, kurse
Prishtina ka pesë fitore dhe dy humbje. Ballafaqimi i së shtunës në kryeqytet
pritet të dhurojë spektakël të basketbollit. Duhet theksuar se në xhiron e
parë, Vreshtarët kishin mundur prishtinasit.

Takimi hapës i kësaj xhiro do të jetë ndërmjet Feronikelit
dhe Golden Eagle Ylli, sfidë që zhvillohet në Therandë. Feronikeli ka tre
fitore dhe pesë humbje, kurse Ylli katër fitore dhe tre humbje.

Ndeshje interesante do të jetë ndërmjet Pejës dhe Ponte
Prizreni që zhvillohet të dielën, me dy skuadrat që kanë nga katër fitore dhe
katër humbje.

Ndeshja e fundit e kësaj jave do të zhvillohet ndërmjet
Lipjanit dhe Bashkimit. Lipjanasit kanë tetë humbje në po aq ndeshje të
zhvilluara, kurse Bashkimi ka gjashtë fitore dhe dy humbje.

Superliga – Java 10

E shtunë

17:00 Feronikeli – Golden Eagle Ylli
19:00 Sigal Prishtina – Rahoveci

E diel

17:00 Peja – Ponte Prizreni
19:00 Lipjani – Bashkimi

The post Superliga sjell përballjen mes finalistëve, Prishtina – Rahoveci appeared first on Gazeta Express.