EkonomiKulturëKurioziteteLajmeLajmi i funditShëndetësiShowbizSport

Lulzim Basha në gjykatë për falsifikim dokumentesh

Prej ditës së djeshme prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për çështjen e lobimit rus nga PD-ja, duke marrë të pandehur kryedemokratin Lulzim Basha, ish-sekretarin e kësaj partie Arben Ristani dhe ekonomistin Ilir Dervishi.

Tashmë dosja për lobimin rus është dërguar në
Gjykatën e Tiranës.

Prokuroria ka pushuar ndaj tyre akuzën për
“Pastrim të produkteve të veprës penale”.

Basha, Ristani dhe Dervishi akuzohen për
“Falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve.” 

Ndërkohë pritet të merret në pyetje Nik Muzini
në SHBA pasi kërkon garanci nga shteti shqiptar.

Prokuroria e Tiranës ka dërguar një shkresë në
selinë e PD, për të njoftuar kreun e kësaj partie Lulzim Basha, se ndaj tij
kanë përfunduar hetimet për lobimin në SHBA përmes kompanisë offshore Biniata
Trade.

Basha do të shkojë në Gjykatën e Tiranës si i pandehur
për lobimin 675.000 dollarë në SHBA.

The post Lulzim Basha në gjykatë për falsifikim dokumentesh appeared first on Gazeta Express.