EkonomiKulturëKurioziteteLajmeLajmi i funditShëndetësiShowbizSport

Juventusi e do rikthimin e Pogbas

“Bianconeri” do të tentojnë ta transferojnë mesfushorin francez verën e ardhshme. Lojtarin e do edhe Real Madridi i Zinedine Zidanet

Juventusi është i interesuar për Paul Pogban, shkruan Gazeta Express.

“Bianconeri”
do të tentojnë ta rikthejnë mesfushorin francez në Torino gjatë verës së
ardhshme.

Lajmin
e ka bërë të ditur e përditshmja italiane, “Tuttosport”.

Kampioni
botëror me Francën e ka ndërmend të largohet nga Manchester Unitedi në fund të
këtij sezoni.

Prandaj,
në opsion të tij është rikthimi tek Bardhezinjtë.

Për
Pogban interesim ka shfaqur edhe Real Madridi pasi atë e pëlqen tej mase
trajneri Zinedine Zidane.

Klubi
që dëshiron ta transferojë mesfushorin kualitativ duhet t’i paguajë 120 milionë
euro.

Pogba nuk ka shkëlqyer sa duhet në eksperiencën e tij të dytë me “Djajtë e Kuq”. /Gazeta Express/

The post Juventusi e do rikthimin e Pogbas appeared first on Gazeta Express.