EkonomiKulturëKurioziteteLajmeLajmi i funditShëndetësiShowbizSport

Edersoni do të mungojë kundër Liverpoolit, e konfirmon Guardiola

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e ka konfirmuar se Edersoni do të mungojë për përballjen e madhe të Premierligës kundër Liverpoolit në Anfield, të shtunën, shkaku i një lëndimi.

Top dy klubet e Premierligës do të takohen për herë të parë
këtë sezon këtë fundjavë, me gjashtë pikë që i ndajnë ata mes vete në tabelën e
Premierligës, transmeton Gazeta Express.

Liverpooli e ka fituar një epërsi të mirë ndaj Manchester
Cityt në fillim të këtij sezoni, duke i fituar dhjetë nga 11 ndeshjet e tyre të
para, mirëpo skuadra e Pep Guardiola mund ta vë sërish në zjarr garën për
titull me fitore në Liverpool këtë fundjavë.

Megjithatë, Guardiola e ka marrë një goditje të madhe para kësaj
ndeshjeve, pasi që portieri Ederson do ta ketë të pamundur të luajë në këtë përballje,
shkaku i lëndimit që e mori në mesjavë në Ligën e Kampionëve.

Braziliani u detyrua ta lë në gjysmë barazimin 1:1 të
Manchester Cityt kundër Atalantas të mërkurën, ndërsa Claudio Bravo u inkuadrua
në lojë si zëvendësues i tij.

Guardiola njoftoi për gjendjen e Edersonit në një konferencë
për shtyp të premten, mirëpo ai insistoi se Braco është më se i aftë ta përmbushë
hapësirën e lënë bosh nga Edersoni në skuadër.

“Edersoni nuk ka mundësi të luajë. Nuk e di se për sa kohë do
të jetë ai jashtë skuadrës. Të dielën s’mund të luajë”, tha trajneri spanjoll i
Manchester Cityt.

“Ne e kemi edhe një tjetër portier të nivelit më të lartë.
Claudio Bravo mund të na kryejë punë gjithashtu. Ne e fituam Carabao Cup falë
Claudios. Ai është një portier i mrekullueshëm”. /Gazeta Express/

The post Edersoni do të mungojë kundër Liverpoolit, e konfirmon Guardiola appeared first on Gazeta Express.