EkonomiKulturëKurioziteteLajmeLajmi i funditShëndetësiShowbizSport

Ditë të zeza për Burdushin, këto janë dënimet që ia shqiptoi Gjykata

Gjykata Themelore në Prizren e ka shpallur fajtor për mashtrim mjekun popullor, Hysri Peqanin të njohur si Burdushi, raporton Gazeta Express.

Burdushi u dënua me 1 vit burgim dhe gjobë në shumën prej 5,000 euro. Të njejtit iu është ndaluar edhe ushtrimi i profesionit në periudhë prej tre viteve.

Gjykata Themelore në Prizren, më 19 nëntor të vitit të kaluar, kishte marrë vendim që Burdushi të shpallet fajtor për këtë rast, për mashtrim dhe ishte dënuar me 1 vit burgim e 5000 mijë euro gjobë.

Ndaj tij, gjykata kishte shqiptuar edhe dënimin plotësues, ndalim i ushtrimit të profesionit në kohëzgjatje prej 3 vitesh.

Me pretendimin se aktgjykimi i shkallës së parë është përfshirë në shkelje të dispozitave ligjore, i akuzuari për mashtrim, Hysni Peqani, i njohur me emrin Burdushi, përmes mbrojtësve të tij, kishte kërkuar nga Gjykata e Apelit që rasti i tij të kthehet në rigjykim.

Në anën tjetër, prokuroria kishte kërkuar nga Apeli ashpërsimin e dënimit të shqiptuar ndaj Peqanit, me arsyetimin se i njëjti nuk është adekuat me peshën e veprës penale.

Prokuroria Themelore në Prizren kishte ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarit Hysni Peqani, me arsyetimin se i njëjti, më 20 qershor 2014 deri më 12 gusht 2014, në Prizren, me qëllim që ti fsheh faktet dhe në mënyrë të kundërligjshme të fitoj dobi pasurore për vete apo për personin tjetër, e mashtron dhe e vë nën lajthim personin tjetër dhe me këtë e nxit të dëmtuarin Qazim Pulatani shtetas amerikan, duke i thënë se do t’ia shërojë bashkëshorten e cila vuan nga depresioni në kompensim të shumën prej 2000 euro.

Me këto veprime, Peqani akuzohet se ka kryer veprën penale të mashtrimit. /GazetaExpress/

The post Ditë të zeza për Burdushin, këto janë dënimet që ia shqiptoi Gjykata appeared first on Gazeta Express.