EkonomiKulturëKurioziteteLajmeLajmi i funditShëndetësiShowbizSport

Çfarë ka humbur Liverpooli! “Reds” e donin Rodrygon para Realit

“Reds” po e qajnë mos-transferimin e sensacionit më të ri të Real Madridit, i cili shënoi “Hat-Trick” në ndeshje me Galatasarayn në mesjavë, në kuadër të fazës së grupeve në Champions League

Ylli
i ri brazilian, Rodrygo e shkroi historinë me Real Madridin të mërkurën, duke i
shënuar tre gola në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Galatasarayt.

Mirëpo,
para se të transferohej tek “Los Blancos”, sensacioni i fundit ka mundur të
përfundonte në Liverpool.

Këtë e ka bërë të ditur njëri prej ish-trajnerëve të tij, shkruan Gazeta Express.

18
vjeçari iu bashkua klubit spanjoll gjatë verës nga Santosi për një shumë prej
45 milionë eurosh.

Ai
arriti ta shënonte dygolëshin më të shpejtë në histori të Championsit.

Reali pret shumë nga Rodrygo për të ardhmen, ndërsa Liverpooli me siguri se do ta vajtojë mos-transferimin e tij. /Gazeta Express/

The post Çfarë ka humbur Liverpooli! “Reds” e donin Rodrygon para Realit appeared first on Gazeta Express.