EkonomiKulturëKurioziteteLajmeLajmi i funditShëndetësiShowbizSport

Alarmi i mjekut të Traumës: Qeveria të shpallë gjendjen e emergjencës, po largohen të gjithë

Presidenti i Shoqatës së Traumës, Agron
Dogjani ka dhënë alarmin për largimin e mjekëve dhe studentëve të mjekësisë nga
Shqipëria.

Gjatë Kongresit të tretë Ndërkombëtar të
Traumës që po mbahet në Tiranë, Dogjani tha se qeveria duhet të mbajë këtë
kontingjent që janë truri i kombit.

“Qeveria duhet të shpallë SOS, të gjejë mjetet
dhe rrugët që të mbajë këto kontigjente, janë truri i kombit, pas disa vitesh
nuk do të kemi ku të vizitohemi…ne tashmë kemi mungesë kuadri mjekësor mbi 5
reanimatorë. Kemi 8-9 reanimatorë që mbulojnë punën voluminoze të gjithë
kirurgjisë.

Janë 100-150 trauma në ditë që përplasen në të
vetmen qendër të specializuar çka në vit përbën një shifër të frikshme 40 mijë
trauma.

Spitali është po ai, popullata është shtuar,
aksidentet janë dyfishuar dhe na duhen më shumë kapacitet akomoduese dhe
hospitalizuese, pra një spital më i madh”, tha ai.

The post Alarmi i mjekut të Traumës: Qeveria të shpallë gjendjen e emergjencës, po largohen të gjithë appeared first on Gazeta Express.