EkonomiKulturëKurioziteteLajmeLajmi i funditShëndetësiShowbizSport

Kryetari Veseli takon kryetarët e degëve dhe shtabeve zgjedhore të PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot kryetarët e Degëve të PDK-së dhe shefat e shtabeve zgjedhore, për të diskutuar për procesin e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit.

Veseli gjatë këtij takimi ka vlerësuar lart angazhimet dhe performancën e degëve dhe aktivistëve që kontribuan në fushatë zgjedhore

Në këtë takim, kryetarët e degëve në menyrë unanime mbështetën
qëndrimin e Kryetarit Kadri Veseli që PDK-ja të jetë opozitë.

Me këtë rast të gjithë theksuan se me angazhimin e mirëfillt,
PDK-ja do të jetë opozitë e fuqishme.

Procesi i reformave të brendeshme të Partisë do të vazhdojë në
mënyrë edhe më intensive nëpër të gjitha degët dhe nëndegët e Partisë
Demokratike të Kosovës.

The post Kryetari Veseli takon kryetarët e degëve dhe shtabeve zgjedhore të PDK-së appeared first on Gazeta Express.