EkonomiKulturëKurioziteteLajmeLajmi i funditShëndetësiShowbizSport

Federata e Serbisë reagon për ndeshjen Trepça – Crvena Zvezda

Federata e Futbollit e Serbisë ka bërë të ditur se ndeshja mes Trepçës dhe Crvena Zvezdës, që dështoi sot për shkak të ndërhyrjes së Policisë së Kosovës, do të zhvillohet nesër në orën 15:00 në Stara Pazovë.

Pasi që Policia e
Kosovës është e vendosur të mos e lejojë hyrjen e Crvena Zvezdas në territorin
kosovar, ndeshja mes Trepçës dhe klubin nga Beogradi pritet të zhvillohet nesër
në qytetin serb Stara Pazova, transmeton Gazeta Express.

Tani, Federata e Futbollit e Serbisë ka lajmëruar se ndeshja
Trepça – Crvena Zvezda, në kuadër të Kupës së Serbisë, do të zhvillohet në
Serbi nesër, e jo sot në orën 15:00 në Kosovë siç ishte planifikuar fillimisht.

 “Ndeshja e fazës 1/16
në Kupën e Serbisë mes Trepçës dhe Crvena Zvezdës do të zhvillohet të enjten,
10 tetor në Qendrën Sportive të FSS-s në Stara Pazovë nga ora 15:00”, thuhet
fillimisht në njoftimin e Federatës serbe.

“Hyrja do të jetë falas dhe Federata e Futbollit të Serbisë
do ta paguajë koston e plotë të qëndrimit të FC Trepçës”, thuhet më tej.

Federata e Futbollit e Kosovës kishte lajmëruar se ndeshja
nuk do të zhvillohet dhe për këtë gjë kishte kërkuar ndihmë nga Policia e
Kosovës, e cila e kishte detyrën për t’i ndalur futbollistë serbë të hyjnë në
territorin e Kosovës.

FFK-ja e ka kundërshtuar pjesëmarrjen e klubeve serbe nga
Kosova në garat e Serbisë, duke insistuar se vetëm ajo ka të drejtë të
organizojë gara në territorin e Kosovës dhe për këtë tentim të Serbisë për të
ndërhyrë në territorin kosovar është ankuar edhe në UEFA e FIFA. /Gazeta
Express/

The post Federata e Serbisë reagon për ndeshjen Trepça – Crvena Zvezda appeared first on Gazeta Express.