EkonomiKulturëKurioziteteLajmeLajmi i funditShëndetësiShowbizSport

Erdogan thotë se Turqia e ka nisur ofensivën në Siri

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, tha të mërkurën se forcat turke, së bashku me aleatët rebelë, e kanë nisur operacionin ushtarak në pjesën verilindore të Sirisë, duke shtuar se qëllimi i kësaj offensive është eliminimi i një korridori të terrorit përgjatë kufirit juglindor të Turqisë.

Presidenti turk tha se operacioni i emërtuar “Pranvera
e Paqes” ka për qëllim që t’i eliminojë kërcënimet që vijnë nga forcat kurde dhe
militantët e Shtetit Islamik dhe ta mundësojë kthimin e refugjatëve sirianë nga
Turqia pas krijimit të zonës së sigurisë.

“Misioni ynë është që ta parandalojmë krijimin
e një korridori të terrorit përgjatë kufirit tonë jugor dhe të sjellim paqe në
atë rajon. Ne do ta ruajmë integritetin territorial të Sirisë dhe do t’i lirojmë
komunitetet lokale nga terroristët”, shkroi kreu i shtetit turk në Twitter.

Operacioni i ushtrisë turke vjen pas vendimit
të presidentit amerikan për t’i tërhequr forcat amerikane dhe për t’ia hapur
rrugën Turqisë që ta marrë përgjegjësinë për mijëra militant të burgosur të
Shtetit Islamik.

Në anën tjetër, militantët kurdë, të cilët deri më tash e kanë pasur mbështetjen e ushtrisë amerikane, kanë thënë se do të kundërpërgjigjen ndaj sulmeve të mundshme të forcave turke, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

The post Erdogan thotë se Turqia e ka nisur ofensivën në Siri appeared first on Gazeta Express.