EkonomiKulturëKurioziteteLajmeLajmi i funditShëndetësiShowbizSport

U zhduk para 27 vitesh në Bosnje, varrosen në vendlindje eshtrat e Rifat Berishës

Sot në fshatin Gurbardh të Komunës së Malishevës, është bërë rivarrimi i Rifat Berishës, i cili ishte zhdukur 27 vite më parë në Bosnje, gjatë luftës në atë vend.

Pas kërkimeve të vazhdueshme të familjes, për
27 vite më radhë, janë gjetur eshtrat e tij dhe janë kthyer dje në vendlindje,
ndërsa sot, është bërë rivarrimi i tij.

Në ceremoninë e rivarrimit, krahas
familjarëve, miqve dhe afërmve të tjerë, morën pjesë edhe Kryetari i Komunës së
Malishevës, Ragip Begaj, pastaj Prenk Gjetaj, nga Komisioni Qeveritar për të
Pagjeturit, si dhe përfaqësues të subjekteve politike në Malishevë.

“Shqiptarët, me shekuj i ka përcjellë ky fat,
që të zhduken në luftëra të ndryshme, ku shumë prej tyre, nuk janë gjetur
asnjëherë, por Rifatin e ka thirr toka e vet dhe falë këmbëngulësisë së
familjes, është gjetur dhe u kthye që eshtrat e tij të prehen në tokën ku ka
lindur”, tha Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

“Adresa e këtyre krimeve është Beogradi zyrtar,
që nuk i tregon se ku është munduar ti fsheh gjurmët e krimeve të tyre, prandaj
ftoj ndërkombëtarët që të ushtrojnë presionin e tyre, për zbardhjen e të gjitha
rasteve të krimeve dhe ti tregojnë se ku i kanë varrosur të vrarët, duke u
munduar që ti fshehin gjurmët e krimit”, tha Prenk Gjetaj.

Në Komunën e Malishevës, nga lufta e fundit, vazhdojnë të jenë edhe 38 persona të zhdukur.

The post U zhduk para 27 vitesh në Bosnje, varrosen në vendlindje eshtrat e Rifat Berishës appeared first on Gazeta Express.