EkonomiKulturëKurioziteteLajmeLajmi i funditShëndetësiShowbizSport

Tottenhami mbeti i impresionuar me Vedat Muriqin

Sulmuesi kosovar është vëzhguar nga zyrtarët e klubit anglez, të cilët kanë mbetur të impresionuar me paraqitjet e tij. Muriqi realizoi një herë nga penalltia dhe i dhuroi dy asistime për Kosovën në duel me “Tre Luanët”

Vedat
Muriqi vazhdon ta rrisë reputacionin e tij falë paraqitjeve mbresëlënëse,
shkruan Gazeta Express.

Sulmuesi
kosovar shkëlqeu edhe në ndeshjen ndërmjet Anglisë dhe Kosovës, e vlefshme për
kualifikimet e Euro 2020.

Prizrenasi
e nxori një penallti, të cilën e shndërroi në gol, ndërsa i dhuroi edhe dy
asistime në golat e Valon Berishës, në humbjen e “Dardanëve” 3:5 ndaj “Tre Luanëve”.

E
përditshmja turke “Fanatik” shkruan se 25 vjeçari është vëzhguar nga drejtuesit
e Tottenhamit në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e Southamptonit.

Madje,
skautët e klubit anglez kanë mbetur të impresionuar me paraqitjen e futbollistit
të Fenerbahçes.

Gjatë
verës, nga nënkampioni evropian u larguan Fernando Llorente dhe Vincent
Jansson, prandaj Spurs janë duke e kërkuar një sulmues tjetër, i cili do t’i bënte
konkurrencë sulmuesit kryesor, Harry Kane.

Muriqi
iu bashkua klubit nga Stambolli gjatë kësaj vere dhe menjëherë doli n pah me dy
gola të shënuar në fillim të sezonit.

Ai
ka kontratë me klubin turk deri në vitin 2023.

Mirëpo,
një ofertë e majme mund ta bind Fenerbahçen që ta shesë sulmuesin e rrezikshëm.

Kane
është titullar i padiskutueshëm për trajnerin Maurizio Pochettino, por një
alternativë e sulmuesit anglez do të ishte e mirëseardhur në ekipin londinez.

Muriqi
ka realizuar 12 gola në 13 ndeshjet e fundit në Superligën turke, me Rizesporin
dhe Fenerbahçen.

Krahas golit me Anglinë, Muriqi realizoi edhe në fitoren 2:1 të Kosovës ndaj Republikës Çeke të shtunën e kaluar. /Gazeta Express/

The post Tottenhami mbeti i impresionuar me Vedat Muriqin appeared first on Gazeta Express.