EkonomiKulturëKurioziteteLajmeLajmi i funditShëndetësiShowbizSport

Pa njohur gjuhë të huaj, s’mund të aplikohet për studime

Nga Fakulteti Filozofik kanë kundërshtuar një vendim të tillë, thonë se dëmtohen studentët

Shumë shpejt do të hapet afati
për aplikim në universitet.

Por jo të gjithë do të kenë
mundësinë të testohen, për të vazhduar studimet e nivelit Master dhe Doktoraturë.

Sipas një udhëzimi administrativ të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit gjatë vitit 2018, secili aplikant duhet të dorëzojë një certifikatë e cila dëshmon që ka njohuri të një gjuhe të huaj, raporton T7.

Për dikë është e arsyeshme që të vendoset si kriter njohja e një gjuhe të huaj.

Mirëpo sipas dekanit të
Fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli, një proces i tillë do të godasë xhepin e
studentëve.

Madje Dugolli thotë se ky
fakultet kundërshton këtë formë të testimit, pasi që ky institucion arsimor
edhe paraprakisht kishte testuar studentët edhe në gjuhë të huaj.

Ndërsa rektori për ceshtje mësimore
në Universitetin e Prishtinës, Hysen Bytyqi ka thënë që në aspektin cilësor ky
vendim është pozitiv, mirëpo që është vështirë i implementueshëm.

Edhe Bytyqi konfirmon që në
Universitetin e Prishtinës studentët testoheshin edhe paraprakisht për gjuhë të
huaja.

Sipas Bytyqit, këtë radhë
studentët do të dëmtohen materialisht pasi që këto certifikata kushtojnë.

Ndërkohë tanimë kanë filluar
lajmërime për organizime të cilat mundësojnë që përmes një testi, të fitohet
certifikata, për nivelin e kërkuar.

The post Pa njohur gjuhë të huaj, s’mund të aplikohet për studime appeared first on Gazeta Express.