EkonomiKulturëKurioziteteLajmeLajmi i funditShëndetësiShowbizSport

Modric humb ndeshjet me Sevillan dhe Atletico Madridin

Luka
Modric është lojtari i fundit i Real Madridit që është lënduar.

34-vjeçari
luajti 90’ minuta kundër Azerbajxhanit dhe pas kthimit në Madrid, u zbulua se
ka probleme muskulore.

Sipas
MARCA-s, Modric do të mungojë së paku tri javë dhe do t’i humbasë ndeshjet me Levanten,
PSG-në, Sevillan, Osasunën dhe Atlético Madridin.

Parashikohet
që ai të kthehet me 1 tetor kundër Clube Brugge në Champions League dhe më pas
me 5 kundër Granas, para se futbollistët të ikin prapë me kombëtaret e tyre.


mungesë të Modric, Zidane do të ketë telashe të gjejë një treshe që do të funksiononte
siç duhet për shkak se nuk ka transferuar asnjë futbollist gjatë verës, madje
ka larguar Llorenten e Ceballos, ka rikthyer në skuadër Jamesin.

Që tashmë kanë nisur telashet për Zidanen pasi në repartin më të rëndësishëm të një skuadre, Zizu të enjten kishte në dispozicion vetëm dy mesfushorë; Kroos dhe James. /Gazeta Express/

The post Modric humb ndeshjet me Sevillan dhe Atletico Madridin appeared first on Gazeta Express.