EkonomiKulturëKurioziteteLajmeLajmi i funditShëndetësiShowbizSport

Kurti: Do t’i respektoj simbolet e shtetit edhe si kryeministër

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas një tubimi me bashkatdhetarë në Berlin të Gjermanisë ka folur për simbolet shtetërore të cilat është shprehur se i respekton.

“Nëse në Ballkan jemi të ndarë nëpër shtete.
Mërgata jonë është e bashkuar dhe ne këtë edhe e duam dhe e respektojmë. Himni
tjetër është pa tekst s’e këndon dot. Mendoj që mirë është kështu siç është në
këtë organizmin”, është shprehur Kurti duke folur për antonimin e vetëm himnit
kombëtar.

“I respektoj simbolet e institucionet në
Kosovë dhe flamurin e himnin e Kosovës do t’i respektoj nesër-pasnesër si
kryeministër”, ka thënë Kurti në intervistën e dhënë për Deutsche Welle.

Kurse nëse si Kryeministër i Kosovës do të
punonte për bashkimin kombëtar të trojeve shqiptare ai ka thënë se është
përgjigjur disa herë, transmeton Klan Kosova.

“Ata që na duam i përmendin gjërat që janë
jetike për Republikën e Kosovë, ndërsa ata që duan t’i frikësojnë të tjerët me
fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje i përdorin flamujt, thonë se VV është për
“Shqipërinë e Madhe”. Ndërsa “Shqipëria e Madhe është nocion i shpikur nga ata
që synuan ta krijojnë “Serbinë e Madhe””.

“Ka ardhur koha që VV mos të përjashtohet me
parulla koti. Bashkimin kombëtar nuk e do LVV e duan të gjithë shqiptarët”.

The post Kurti: Do t’i respektoj simbolet e shtetit edhe si kryeministër appeared first on Gazeta Express.