EkonomiKulturëKurioziteteLajmeLajmi i funditShëndetësiShowbizSport

Plazh deri në fund të shtatorit, meteorologët japin parashikimin e motit për Shqipërinë

Temperaturat e larta do të dominojnë të gjithë
pjesën e mbetur të muajit shtator, duke e shtyrë kësisoj stinën e vjeshtës dhe
reshjeve të shiut në tetor.

Të paktën ky është parashikimi i meteorologëve,
të cilët shprehen se temperaturat e nxehta do të qëndrojnë edhe në shtator, ndërsa
reshjet e shiut do të jenë të pakta.

Meteorologia Tanja Porja u shpreh se vetëm këtë
të mërkurë pritet që në zonat qendrore të Shqipërisë, të ketë reshje shiu në
formë rrebeshesh, ndërsa duke filluar nga dita e nesërme, temperaturat dhe moti
i thatë do të rikthehen për të qëndruar gjatë.

“Parashikohet që orët vijuese të mbeten të
rrezikuara nga rrebeshet e shiut, duke prekur dhe një pjesë të mirë të zonave
qendrore. Nga nesër do të kemi një përmirësim të kushteve atmosferike, duke
bërë që reshjet të mbeten vetën në zonat malore. Në dy dhjetëditëshat e tjerë
të shtatorit parashikohet një klimë e thatë, e kthjellët. Që nga nesër do të
kemi rritje të temperaturave. Parashikohet që moti të jetë i qëndrueshëm në të
gjitha ditët e shtatorit. Deri më 25-26 nuk do të kemi reshje të dendura shiu.
Mot i qëndrueshëm do të jetë në gjithë zonën bregdetare, duke bërë që plazhi të
vijojë. Në fundjavë temperaturat mund të arrijnë deri në 34 gradë C. Franca dhe
Italia do të shënojnë temperaturat mjaft të larta, mbi normalen. Edhe Shqipëria
do të jetë e ndjeshme, ku temperatura më e lartë do shkojë deri më 35 gradë C.
Megjithatë, lagështia do të mbetet, pasi rrebeshet do të prekin një pjesë të
zonave malore. Do ketë zagushi, që do bëjë që ne të ndjejmë edhe më shumë të
nxehtin, sidomos kryeqyteti”-tha Porja, për News24./Express

The post Plazh deri në fund të shtatorit, meteorologët japin parashikimin e motit për Shqipërinë appeared first on Gazeta Express.