EkonomiKulturëKurioziteteLajmeLajmi i funditShëndetësiShowbizSport

Kurti në kujtim të 11 Shtatorit: Bashkëndiejmë me popullin amerikan

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me rastin e 11 Shtatorit të vitit 2001, ka kujtuar sulmin mbi “Kullat Binjake” ku mbetën të vrarë e plagosur mijëra njerëz, shkruan Gazeta Express.

Kurti thotë se Kosova bashkëndjen me popullin
amerikan dhe familjet e viktimave, duke shtuar se Kosova e di më së miri çfarë
do të thotë humbja e njerëzve të pafajshëm.

“Kosova bashkëndjen thellë me dhimbjen e
popullit amerikan dhe familjet e viktimave. Ne e dimë se çdo të thotë humbja e
njerëzve të pafajshëm pasi edhe sot jetojmë çdo ditë me dhimbjet dhe pasojat e
luftës, me ankthin dhe vuajtjet për ata që ende janë të pagjetur”, ka shkruar
Kurti, raporton Gazeta Express.

Shkrimi i plotë i Albin Kurtit:

Më 11 shtator 2001, në një mëngjes të
kthjellët, vdekja ra nga qielli. Mijëra njerëz me prejardhje nga e gjithë bota
u vranë e me mijëra të tjerë u plagosën nga një sulm terrorist i cili tronditi
gjithë botën.

Kosova bashkëndjen thellë me dhimbjen e
popullit amerikan dhe familjet e viktimave. Ne e dimë se çdo të thotë humbja e
njerëzve të pafajshëm pasi edhe sot jetojmë çdo ditë me dhimbjet dhe pasojat e
luftës, me ankthin dhe vuajtjet për ata që ende janë të pagjetur.

Ne jemi mirënjohës për ndihmën, përkrahjen dhe
miqësinë e popullit amerikan dhe të vendosur për luftimin e terrorizmit të të
gjitha ngjyrave dhe krahëve.

The post Kurti në kujtim të 11 Shtatorit: Bashkëndiejmë me popullin amerikan appeared first on Gazeta Express.