EkonomiKulturëKurioziteteLajmeLajmi i funditShëndetësiShowbizSport

Franca e eliminon SHBA-në nga Kupa e Botës, ia shkakton disfatën e parë pas 58 fitoreve

Franca e mposhti Amerikën me rezultat 89:79 në çerekfinale të Kupës së Botës të FIBA, në Dongguan të Kinës.

Kjo disfatë i jep fund ecurisë prej 58 ndeshjeve pa humbje të
Shteteve të Bashkuara të Amerikës në gara ndërkombëtare, të cilën e arritën përmes
cilësisë së lojtarëve të NBA, transmeton Gazeta Express.

Humbja e fundit e SHBA-së kishte qenë kundër Greqisë në
gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të FIBA-s, në vitin 2006.

Tani, Franca do të përballet me Argjentinën në gjysmëfinalen
e parë, të premten.

SHBA-s ishte duke humbur 45:39 pas dy çerekëve të parë, përderisa
Evan Fournier dhe Rudy Gobert e drejtoi Francës me nga 13 pikë secili. Kjo
ishte hera e parë që SHBA-ja ishte duke humbur në këtë turne.

Donovan Mitchel i shënoi 14 nga 29 pikët e tij në këtë
ndeshje në çerekun e tretë, për t’ia dhënë amerikanëve epërsi në fund të periodës,
66:63.

Franca vazhdoi duke i shënuar 11 pikë radhazi, përderisa
SHBA-ja nuk e shënoi asnjë në një periudhë të çerekut të katërt të ndeshjes.

Fournier shënoi më së shumti pikë për Francën, 22, ndërsa Gobert
e ndoqi nga pak me 21. SHBA-ja tashmë është kualifikuar për Lojërat Olimpike të
vitit të ardhshëm. /Gazeta Express/

The post Franca e eliminon SHBA-në nga Kupa e Botës, ia shkakton disfatën e parë pas 58 fitoreve appeared first on Gazeta Express.