EkonomiKulturëKurioziteteLajmeLajmi i funditShëndetësiShowbizSport

Sokol Balla vs Adi Krasta

Dje “Ministria e Medias” shpërndau dy njoftime. I pari na njoftonte se Adi Krasta dhe Ylli Rakipi, dy zëra me mjaft ndikim në median shqiptare, kanë mbushur moshën për pension. Shefi i burimeve njerëzore në këtë Ministri, Fan Fan Tulipani, dha edhe njoftimin e bardhë: Për zëvendësimin e tyre Ministria ka menduar udhëtarin e famshëm por dhe gazetarin e njohur të Ministrisë së Medias, Sokol Balla!

Sokoli ka mbërritur këto kohët e fundit nga vende mjaft ekzotike me vullnetin për të shkundur mirë servilizmin Ministror, për të arrijtur nivele të reja. Rekordi personal i servilizmit, i kapur në përqeshjen e kolegut Gjekmarkaj,  i takon të shkuarës. Tashmë do vijmë në shtëpinë e Fan Fan-it me fuqi të karikuara servilosëse.

Servilizmi klasik, e ashtuquajtura lëpirja, është
me efekte të kufizuara, madje mund ta dëmtojë Ministrinë pasi zgjon diarenë dhe
vjelljen masive të lexuesve sa ndaj shkruesit aq dhe subjektit të servilizmit,
në këtë rast Zeusit.

Ndaj, Sokoli  ka zbuluar një stad të ri servilizmi, më të kamufluar dhe më të pëlqyeshëm nga Zeusi, sulmin ndaj Opozitës. Nga Brazili, Honoluluja apo Zaireja ai bën shkrime për dramën e Opozitës, Lul Bashës, Ilir Metës, SPAK-un, Ristanin, Kullurin Murrizin e gjithfarë murrizi që mund të futet në këmbë të Opozitës. Këto shkrime i bën të sponsorizuara, të gjitha. Për 30 ditë të dalin përpara si reklamat e oligarkëve…

Nëse ka ndonjë të dalë nga vatha e PD-së që do
të shajë PD-në dhe Bashën i ka dyert e hapura në Real Story. Ka një bisedë të
shqetësuar aty me Sokolin  për fatet e
PD-së, të ardhmen e Opozitës. Sokoli duket shumë i brengosur. Kur shkruan  i drejtohet vetëm Bashës. E bën me afri, gati shoqërisht,
me titullin  “Na lodhe Lul”…

Sokoli nuk merret me avokatinë e pushtetit, atë
e bën Zeusi vetë me ERTV-në, Uriahipin e madh  e plot uriahipë të vegjël. Sokoli mbulon
sektorin e Opozitës, është skifteri i Zeusit i deleguar në Ministrinë e Medias.

Por as me kritikat ndaj Qeverisë Sokoli nuk merret. Mos o Zot. Për Sokolin nuk ka PPP që na groposin financiarisht për 30 vjet, nuk ka korrupsion me kompani fantazëm në Unazë të re, përgjimet e vjedhjeve të votave janë vetëm indicie, kriminelët nëpër Bashki nuk janë lajme, 6 milion Euro për 660 m rrugë nuk janë gjë, 700 Euro për një natë fjetje janë normale… Apo 61 milionë lekë për pistën e vrapit të  Albcontrol etj etj.

Këto janë çështje banale që një sejmen i
pushtetit ia kufizon vetes edhe për t’i çuar nëpër mendje.

Sokoli është gazetar i mirë. E kjo e bën tmerrësisht të dëmshëm. Ai i vë aftësitë e veta në shërbim të një  pushteti arrogant e fyes ndaj kolegëve të tij së pari. Të një pushteti që promovon kriminelë, që vjedh para e vota, me përmasa të papara ndonjëherë në historinë moderne të Shqipërisë. Këto tre akuza janë maja e ajsbergut por do mjaftonte vetëm e para për të mos i shërbyer.

Sot Sokol Balla po vjen në punë jo vetëm  për të shuar zërin e Opozitës por edhe dhe për
ti vënë flakën Opozitës. Për turpin e vet, Sokoli  po shkon atje për t’i shërbyer kundërshtarit
dhe urrejtësit më të madh të gazetarëve, kolegëve të vet.  

Adi Krasta është sot krejt i kundërti  i Sokol Ballës. Me të vërtetë sot Krastën mund ta pyesin shumë shokë, miq të vjetër, komshinj apo kushërinj, kunetër e kunata: “E pe ku të çoi mushka” por nesër të gjithë atyre do t’u vijë turp nga pyetja e tyre. Sepse Adi Krastës nuk do t’i skuqet ndonjëherë faqja për shërbime servile ndaj asnjë pushteti. Ai sot ka breroren e gazetarit që i vetëm dhe përkundër interesave personale iu vu mekanizmit më të sofistikuar mediavrasës në historinë e këtij vendi. E ka provuar edhe në kohë të shkuara, me pushtete dallkauke e anadollake e prapë nuk është stepur. Adi Krasta është sot inkurajim për çdo njeri që do të ruajë identitet gazetarsk.

Media është pushteti i katërt dhe jo shtesë e pushtetit të parë. Pas Qeverisë, Parlamentit dhe Gjyqësorit shpresa që këto të treja të rrinë secila në shtratin e tyre është tek Media.

Por jo Ministria e Medias, Sokoli dhe Fanfani.

The post Sokol Balla vs Adi Krasta appeared first on Gazeta Express.