Lajmi i fundit

Instituti Amerikan: Dështimi i koalicionit LDK-VV, e bën Ramush Haradinajn fitues

Institutit Amerikan për Politikë Zhvillim dhe Demokratizim (IAPD) ka zhvilluar një hulumtim të hollësishëm të opinionit publik në Kosovë duke konstatuar se si do të dalin rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Sipas këtij instituti, dështimi i një koalicioni të mundshëm LDK – VV, do të rezultojë me fitore të sigurt të ish-Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Sipas sondazhit ky i fundit në koalicion me PSD-në, do të dilte 27% nëse një koalicion në mes të LDK-së dhe VV-së nuk do të ndodhte. Ky koalicion do të pasohej nga LDK me 24%, VV me 21.3% dhe PDK me 18%.

Arsyet për një gjë të tillë, sipas këtij sondazhi, do të ishin zhgënjimi i votuesve të dy partive opozitare të cilat për arsye të interesave partiake dhe të liderëve të tyre nuk do të arrinin të bënin një bashkëpunim për ndryshime në Kosovë. Në këtë kontekst, Ramush Haradinaj sipas këtij hulumtimi shihet si i vetmi lider që mund të shkaktojë disa ndryshime edhe nëse jo të plota.

Comment here