EkonomiKulturëKurioziteteLajmeLajmi i funditShëndetësiShowbizSport

Gazetari i sportit bëhet qull nga spërkatëset e fushës, por s’e ndal raportimin

Një gazetar i sportit e dha më të mirën e tij për të raportuar gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në televizion. Ai vazhdoi të raportojë edhe pasi u bë qull nga spërkatëset e ujit në fushë.

Evgeniy Evnevich ishte në mes të raportimit për një lajm të fundit
nga një fushë futbolli në Rusi, ku stafi teknik në stadium filloi ta ujisë fushën,
transmeton Gazeta Express.

Evnevich po tentonte t’ua ofronte shikuesve të një kanali televiziv në Rusi lajmet e fundit për statusin e futbollistit të CSKA Moskës, Kristjan Bistrovicit.

Por, përderisa ai ishte duke e dhënë lajmin e fundit, spërkatësit
e ujit në stadiumin e CSKA-s filluan të punojnë. Një spërkatës ishte i vendosur
shumë afër tij dhe e goditi atë me ujë në kokë, duke e lënë gazetarët të bërë
qull.

“Do të bëhem qull tani sepse kanë filluar ta ujisin fushën.
Për këtë arsye do të tentoj të flas sa më shpejt që të mundem”, tha gazetari
para se të goditej nga spërkatësit e ujit.

Mirëpo, gazetari nuk lejoi që ky aksident ta ndërpre
raportimin e tij. Ai vetëm e largoi ujin nga fytyra dhe vazhdoi duke treguar se
çfarë po ndodhte.

Pasi kjo video u bë virale në rrjetet sociale, Evenvich
reagoi duke shkruar në Twitter: “Ndriçimi ishte i mirë”. /Gazeta Express/

The post Gazetari i sportit bëhet qull nga spërkatëset e fushës, por s’e ndal raportimin appeared first on Gazeta Express.