EkonomiKulturëKurioziteteLajmeLajmi i funditShëndetësiShowbizSport

Familja më e pasur në botë, ata fitojnë 70 mijë dollarë në minutë – mbi 4 milionë në orë dhe 100 milionë tjera brenda 24 orëve

Familja më e pasur në botë, familja Walton,
fiton 70 mijë dollarë për çdo minutë që kalon, shkruan Bloomberg.

Dhe derisa ju po lexoni këtë artikull, familja
më e pasur në botë do të jetë më e pasur për 70 mijë dollarë tjera, transmeton
Telegrafi.

Kjo do të thotë se për një orë inkason 4,2
milionë dollarë, kurse të nesërmen të njëjtën kohë do të jetë më e pasur për
100 milionë dollarë.

Familja Walton është pronare e zinxhirit më të
famshëm të dyqaneve “Walmart” dhe aktualisht ka mbi 191 miliardë dollarë
pasuri.

E mediat lokale raportojnë se kjo familja ka
39 miliardë dollarë më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë kohore gjatë vitit
të kaluar.

E në mesin e më të pasurve të kësaj familje
janë vëllezërit Jim dhe Rob, pasuria e të cilëve vlerësohet të jetë 48,8
miliardë dollarë, e nga pas i ndjek motra Eliss me 48 miliardë dollarë.

Lukas Walton, djali i tretë i vëllait të
John-it që ka ndërruar jetë në vitin 2015, ka një pasuri prej 16, 7 miliardë
dollarë.

Ann Walton Kroenke dhe Nancy Walton Lorry,
vajzat e themeluesit të Walmart, Budd Walton, “peshojnë” rreth 6 miliardë
dollarë, sikurse Cristy Walton, e veja e John Waltonit.

The post Familja më e pasur në botë, ata fitojnë 70 mijë dollarë në minutë – mbi 4 milionë në orë dhe 100 milionë tjera brenda 24 orëve appeared first on Gazeta Express.