EkonomiKulturëKurioziteteLajmeLajmi i funditShëndetësiShowbizSport

Zeka tregon se a janë intervistuar Hashim Thaçi e Kadri Veseli nga Haga

Kreu i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, i ftuar në Pressing të televizionit T7 ka thënë se është i bindur se Kadri Veseli është intervistuar nga Gjykata Speciale në Prishtinë, por ka gjasa që edhe në Lublanë. Gjithashtu ai tha se edhe presidenti Thaçi ka mundë si që është intervistu nga Specialja në Prishtinë.

Zeka ka thënë
se 99% i bindur se Kadri Veseli është intervistuar nga Gjykata Speciale, e për
këtë rast pati raportuar Gazeta Express, ekskluzivisht.

“Informacioni
im është 99% është se Kadri Veselin e kanë intervistu në Prishtinë, por ka gjasa
që e kanë intervistu edhe në Lublanë”, ka thënë Zeka në Pressing.

Derisa për
presidentin Thaçi, Zeka ka thënë se ka mundësi të jetë intervistuar në zyren e
tij në Prishtinë, derisa ky informacion deri tash është vetëm spekulim.

“Përveç këtyre
është edhe presidenti Thaçi, është intervistu në zyren e tij në Prishtinë,
spekulime”

“Nëse Thaçi nuk merret në pyetje nga Specialja, është lajm i mirë për Kosovën sepse rrënohet gjykata, kjo për shkak se Gjykata Speciale është bë për Thaçin, sepse e ka target Thaçin”, ka shtuar Zeka në Pressing.

The post Zeka tregon se a janë intervistuar Hashim Thaçi e Kadri Veseli nga Haga appeared first on Gazeta Express.