EkonomiKulturëKurioziteteLajmeLajmi i funditShëndetësiShowbizSport

Zeka beson se PEK’u do ta marrë pushtetin, jep premtime interesante

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, ka treguar planet e subjektit të tij, nëse bëhet pjesë e qeverisë së ardhshme të vendit.

Ai është shprehur shumë optimist se PEK do të marrë pushtetin. Zeka ka paralajmëruar se partitë e vogla do ta krijojnë qeverinë e re.

“Baza jonë është: Stop hajnisë së parasë
publike”, ka thënë Zeka në emisionin “Pressing”, në televizionin T7.

Sipas Zekës, nëse partia e tij vjen në
pushtet, nuk do të ketë “asnjë makinë me shkronjën Z. Veturat zyrtare do të
tërhiqen”.

“Do t’ia kursejmë shtetit 250-300 milionë euro”,
ka deklaruar Zeka në T7.

Ai po ashtu ka paralajmëruar veprime të tjera,
nëse PEK hyn në qeveri.

“Do të heqim TVSH’në në dogana. Ku ke pa, pos
në vende diktatoriale”, është shprehur ai.

“S’ka homologim. S’ka vazhdim të regjistrimit të makinave çdo vit, por çdo dy vite”, ka premtuar Zeka. /Express/

The post Zeka beson se PEK’u do ta marrë pushtetin, jep premtime interesante appeared first on Gazeta Express.