EkonomiKulturëKurioziteteLajmeLajmi i funditShëndetësiShowbizSport

Varfëri në Drenicë, qytetarët hyjnë në borxh edhe në barnatore

Banorët e Drenicës nuk po kanë pare as për barna, po i marrin ato borxh nëpër barnatoret e qytetit, raporton T7

Farmacisti Ilmi Jonuzi, nga Skenderaj, i ka shënuar nëpër
fletore emrat e borxhlinjve në barnatoren e tij.

Janë shumë pacientë që kanë marrë barna pa paguar për
shkak se nuk kanë para.

Ka raste kur borxhi arrin qindra euro.

Farmacisti nga Skenderaj thotë se nuk mund t’i kthejë klientët pa u dhënë ilaçe, edhe kur ata nuk kanë para, raporton T7.

Jonuzi tregon barnat për të cilat më së shumti kanë nevojë
të sëmurët.

E njëjta gjendje është edhe në barnatoret e tjera të
qytetit.

Por, është një farmaciste që nuk u jep borxh. E për këtë
vendim ajo ka një arsye.

Kjo gjendje në Skenderaj ka
prekur një mërgimtar nga kjo komunë, i cili i ka shlyer borxhin njërit prej hallexhinjve.

Por, ka shumë që hyjnë borxh në
barnatore dhe nuk kanë mundësi të paguajnë.

The post Varfëri në Drenicë, qytetarët hyjnë në borxh edhe në barnatore appeared first on Gazeta Express.