EkonomiKulturëKurioziteteLajmeLajmi i funditShëndetësiShowbizSport

Një ditë pas publikimit të dokumenteve për Valdrin Pjetrin, PD proteston në Shkodër

Partia Demokratike në Shkodër ka organizuar këtë të mërkurë pasdite një protestë para godinës së prefekturës, ku janë drejtuar thirrje kundër uzurpimit të qytetit nga krimi.

Protesta vjen një ditë pas publikimit të
dokumenteve nga ana e PD-së në lidhje me të shkuarën kriminale të Valdrin
Pjetrit, kryebashkiakut të zgjedhur të Shkodrës, i cili rezulton sipas këtyre
dokumenteve i dënuar për drogë.

Dhjetëra mbështetës të PD-së kanë shkuar në protestë dhe kanë mbajtur në duar pankarta me mesazhe si: “T’i kthejmë rinisë shpresën”, “Stop lidhjes Shtet-Banda”, “Stop blerjes së votës”, etj.

Pas dokumentave të bëra publike nga PD,
prokuroria ka kërkuar informacion nga pala italiane për të faktuar ose jo vërtetësinë
e akuzave që rëndojnë mbi Valdrin Pjetrin.

The post Një ditë pas publikimit të dokumenteve për Valdrin Pjetrin, PD proteston në Shkodër appeared first on Gazeta Express.