EkonomiKulturëKurioziteteLajmeLajmi i funditShëndetësiShowbizSport

Nënkryetarja e AAK’së: Mustafa do ta hiqte taksën në ditën e parë

Deputetja dhe njëkohësisht nënkryetarja e AAK-së, Teuta
Haxhiu ka shkruar thënë se kush do t’i besonte sot hipokrizisë së kryetarit “përbashkues”
të LDK’së, Isa Mustafës, i cili në ditë ne parë të punës do ta hiqte taksën për
t’iu hapur rugë bisedimeve me Serbinë. E këtë do ta bënte në bashkëpunim me Thaçin.

Ajo ka drejtuar kritika të ashpra ndaj Isa Mustafës, për të
cilin ka thënë se ka hipokrizi dhe se ai do ta hiqte taksën në ditën e parë të
punës nëse ai do të bëhej kryeministër.

“Kush do t’i besonte sot hipokrizisë së kryetarit
“përbashkues” të LDK- së, Isa Mustafa, kur flet për taksën, për të cilën jam
shumë e sigurtë që,nëse nesër do të bëhej kryeministër, mu në ditën e parë të
punës ai do të hiqte atë për t’iu hapur rrugën bisedimeve me Serbinë , e për të
arritur kështu “marreveshje” të reja,në dëm të Kosovës bashkë me “presidentin e
tij”, ka thënë Haxhiu.

Derisa më poshtë tha se sa i përket tasksës, atë vetëm AAK’ja
dhe Haradinaj nuk do ta heqin.

Ky është postimi i plotë i deputetes Haxhiu:

“Kush do t’i besonte sot hipokrizisë së kryetarit
“përbashkues” të LDK- së, Isa Mustafa, kur flet për taksën, për të cilën jam
shumë e sigurtë që,nëse nesër do të bëhej kryeministër, mu në ditën e parë të
punës ai do të hiqte atë për t’iu hapur rrugën bisedimeve me Serbinë , e për të
arritur kështu “marreveshje” të reja,në dëm të Kosovës bashkë me “presidentin e
tij” HTH.
Kur jemi te taksa;
I vetmi subjekt dhe i vetmi kryeministër që nuk do ta heq atë,është Aleanca dhe
Ramush Haradinaj. Askush tjetër , madje as ata që sot jan struktur dhe nuk po
guxojnë as ta permendin.
Isa , këtë e di më së miri , prandaj përpiqet të shkruaj për të manipuluar
opinionin.
Populli thotë ;për t’u hedhur hi syve”…
Kush do t’u besonte sot,konstatimeve të Isa Mustafës për ish qeverinë e
“sukseshme” të tij.
Kush do t’i besonte Isa Mustafës, kur në njerën anë akuzon të gjitha subjektet
politike (strukturat e tyre)e më së shumti ata që e quajtën tradhtar dhe argat
të Serbisë dhe për po të njëjtët thotë se mund të ketë bashkëpunim.
Ai ka gjithë të drejtën për të zgjedhur partnerët e preferuar por në anën
tjetër padrejtesisht po e ngre gishtin drejt të tjerëve , kur bashkëpartiakët e
tij e quajnë ministër të Rrahman Morinës dhe keqpërdorues tē fondit të 3%-it.
Ne e kemi të qartë se përse Isa Mustafa merret tani me shkrime e postime të
tilla.
Por paraprakisht ne i sygjerojmë që t’i qartësoj gjërat me vet Isa Mustafën
para se të takohet me njeriun , tē cilin mbase edhe mund ta falë për të gjitha
të “bëmat”duke i dhuruar madje edhe pozitën e kryeministrit.Kjo nuk është puna
jonë.
E jona është që të ngrejm zërin kundër hipokrizisë së tij në përpjekje për të
manipuluar opinionin , njëjtë siç është mësuar të keqpërdor me vite LDK- në dhe
votuesit e saj.
Ndaj , Isës askush nuk i ka faj që ai po përpëlitet me ndërgjegjen e tij të
vrarë”

The post Nënkryetarja e AAK’së: Mustafa do ta hiqte taksën në ditën e parë appeared first on Gazeta Express.