EkonomiKulturëKurioziteteLajmeLajmi i funditShëndetësiShowbizSport

Ndryshon ligji për duhanin në Shqipëri, çdo ambient i rrethuar me xham apo plastmas quhet i mbyllur

Nga kjo e mërkurë ka hyrë në fuqi zbatimi i
disa ndryshimeve të bëra në ligjin antiduhan .

Përveçse duhani nuk lejohet të konsumohet në
ambiente të mbyllura, tanimë asnjë pronar lokali nuk do të mund të debatojë me
inspektorët që kontrollojnë zbatimin e ligjit, pasi është përcaktuar qartë kur
konsiderohet ambient i mbyllur.

“Çdo ambient i rrethuar me xham ,
plastmas  një metër apo dy metër quhet i mbyllur,” deklaron Areti Beruka
nga Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror.

Ndryshimet në ligj kanë prekur edhe gjobat
pasi ka patur raste kur një lokal pasi merrte gjobë lejonte të konsumohej duhan
në ambient të mbylluar madje ka patur raste sipas Berukës ku është gjobitur
edhe dhjetë herë. Tanimë, nëse e përsërit subjektit i hiqet licensa.

“Nëse brenda 3 muajsh  e përsërit,  gjoba dyfishohet, nëse e përsërit gjoba trefishohet dhe shkon 18 milionë të vjetra dhe më pas i hiqet licensa ,” shtoi Beruka, percjell tch.

Në ambiente të mbyllura nuk do të lejohet më
as shisha, nargjila, cigarja elektronike apo cigarja me ngrohje.

Ndërsa u është lënë dy vite kohë bizneseve për
të larguar nga tregu cigaret me shije të ndryshme apo paketat me numër të vogël
cigaresh pasi sipas tyre ndikon në rritjen e fuqisë blerëse./tch

The post Ndryshon ligji për duhanin në Shqipëri, çdo ambient i rrethuar me xham apo plastmas quhet i mbyllur appeared first on Gazeta Express.