EkonomiKulturëKurioziteteLajmeLajmi i funditShëndetësiShowbizSport

Kosova ia kalon edhe Japonisë në xhudo

Kosova
ka lënë prapa Japoninë në xhudo. Sporti i xhudos ishte krijuar në Japoni në
vitin e largët 1882, por shteti i Japonisë renditet në vendin e dytë, prapa
Kosovës, në 10 vjetët e fundit.

Në shkrimin e publikuar nga JudoInside, për
‘artin e të fituarit të një medaljeje’, përmendet ecuria impresive e Kosovës gjatë
dekadës së fundit.

Kosova në dhjetë vjetët e fundit ka lënë prapa
edhe Japoninë, që është vendi i origjinës së këtij sporti luftarak.

Japonia rangohet e dyta, me 65% të finaleve të
fituara, e dyta përqindje më e lartë pas Kosovës, transmeton GazetaExpress.

Por, Japonia në këto dhjetë vjet ka zhvilluar
më shumë finale, derisa këto finale prëfshijnë edhe duelet mes bashkëkombasve,
ku përqindja ulet.

Shtete të tjera, si Rusia, Brazili e Holanda,
kanë bilanc prej 50%, kurse, Franca 54%, Gejorgjia, Koreja 55%, ndërsa Kuba e
Republika Çeke 59%.

Dy shtetet me përqindjen më të dobët janë
shtetet e Amerikës së Jugut, Kili e Peruja, me nga vetëm 31%.

Kampionati Botëror i xhudos do të mbahet më
vonë këtë muaj, në Tokio të Japonisë, ku Kosova do të synojë medaljet e arta të
radhës. Botërori mbahet në datat 25 gusht – 1 shtator.

The post Kosova ia kalon edhe Japonisë në xhudo appeared first on Gazeta Express.