EkonomiKulturëKurioziteteLajmeLajmi i funditShëndetësiShowbizSport

Farat e pjeprit, të dobishme për veshkat

Që në lashtësia farat e pjeprit janë përdorur si një nga mjekimet më të mira për shëndetin e veshkave dhe trajtimin e sëmundjeve të tyre.

Vitamina E te farat e pjeprit mbron veshkat
nga radikalet e lira. Këto fara rekomandohen të aplikohen për të mbrojtur
shëndetin e veshkave ndaj dhe në mjekësinë popullore kanë një përdorim të
gjerë. Këto fara konsiderohen të pasura me antioksidantë që pastrojnë
organizmin nga radikalet e lira. Përmbajtja e lartë e proteinës te farat i bën
ato të rekomandueshme për flokë dhe thonj të shëndetshëm.

Burim vitaminash dhe mineralesh: Farat e
pjeprit përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminës A dhe E. Këto vitamina që
treten në yndyrë shërbejnë si antioksidantë dhe mbrojnë sytë e parandalojnë
kancerin.

Shëndeti i sistemit tretës: Farat e pjeprit
ndihmojnë në largimin e parazitëve nga zorrët. Me përmbajtjen e lartë të
fibrës, këto fara besohet të përmirësojnë tretjen e ushqimeve.

Studimet kanë konfirmuar se antioksidantët dhe
acidet yndyrore te farat e pjeprit e mbrojnë zemrën nga stresi oksidues dhe
çrregullime të tjera. Mineralet ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut.

Mbipesha: Farat e thata të pjeprit mund të
shërbejnë si një ushqim i shëndetshëm për ata që duan të bien në peshë. Këto
fara ndihmojnë në eliminimin e lëngjeve të akumuluara në trup dhe rregullimin e
tensionit të gjakut.

The post Farat e pjeprit, të dobishme për veshkat appeared first on Gazeta Express.