EkonomiKulturëKurioziteteLajmeLajmi i funditShëndetësiShowbizSport

Haradinaj: Nuk synojmë koalicion me PDK’në, VV’në dhe LDK’në

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se deputetët e partisë së tij do të votojnë për shpërndarjen e Kuvendit më 22 gusht në seancën e jashtëzakonshme. Haradinaj e ka quajtur të dëmshme për vendin nëse ndonjë subjekt politik i shmanget zgjedhjeve dhe tenton të krijoj qeveri teknike me kryeministër konsensual. Po ashtu ai tregoi edhe me cilat parti nuk synon koalicion dhe me cilat AAK është e hapur për bashkëpunim.

“Vendimi i AAK’së është
që të votojmë pro shpërbërjës së Kuvendit”, është shprehur Haradinaj.

Ai shtoi se
kryeministri konsensual do të ishte dëmtik i proceseve demokratike.

“Një ndërhyrje
ndryshe, pra më një kryeministër konsensual do të ishte dëmtim i proceseve
demokratike”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj u shpreh
mjaft i vendosur për koalicionet e ardhëshme, duke përjashtuar PDK’në, VV’në
dhe LDK’në.

“Nuk synojmë një
koalicion të madh si rasti me PDK’në VV’në dhe LDK’në. Mirëpo jemi të hapur me
parti më të vogla si Nisma, AKR dhe PSD”, ka sqaruar Haradinaj.

Ai gjithashtu tha se
nuk ka koalicion me partitë që kanë qëndrim për heqjen e taksës.

“Asnjë parti nuk do
ta merrë përkrahjen tonë nëse qëndron për heqjek e taksës, ajo do të mbetët
deri në njohje”, tha Haradinaj për RTV 21.

Poashtu Haradinaj
tha se Kosova është rrezik të udhëhiqet nga liderë të paqëndrueshëm.

“Është rrezik që
Kosova të udhëhiqet nga liderët e paqëndrushëm, ata të cilët bëjnë kompromise për
hirë të vetëvetës dhe kësisoji e pëson një vend”, është shprehur Haradinaj.

Edhe njëherë Haradinaj
ka treguar se është i gatshëm të pranojë postin e kryeminsitrit, nëse e voton
sovrani.

“Jam i gatshëm të shërbejë
për kryeministër, aq sa më jep besim qytetari”, ka shtuar Haradinaj.

The post Haradinaj: Nuk synojmë koalicion me PDK’në, VV’në dhe LDK’në appeared first on Gazeta Express.