EkonomiKulturëKurioziteteLajmeLajmi i funditShëndetësiShowbizSport

Edon Zhegrova, prapë nuk ftohet për ndeshjen e Baselit në Champions

Edon Zhegrova po vazhdon që të mos këtë minuta në Basel, pavarësisht se ai kishte ndërruar skuadër për të luajtur më shumë, duke u larguar nga Genk për në Basel

Kështu, talenti kosovar nuk është ftuar fare
sot në ndeshjen që Basel e zhvillon në kuadër të rrethit të tretë
para-eliminator në Ligën e Kampionëve kundër LASK të Austrisë.

Zvicëranët kanë humbur përballjen në shtëpi kundër
austrikëve, 2-1, kurse atyre ju duhen dy gola për ta shkrirë epërsinë LASK.

Megjithatë, trajneri Marcel Koller ka vendosur
që edhe në këtë ndeshje mos ti besojë Zhegrovës, gjë që është e kundërta me
besimin që ai ia jep të riut kosovar me pasaportë zvicerane, Kemal Ademi.

Pas largimit të disa lojtarëve nga Baseli,
Ajetit por edhe një sulmuesi anësor, ishte menduar që Zhegrova do të këtë më
shumë minutazh, por deri me tani kjo nuk po ndodh për talentin kosovar.
/GazetaExpress/

The post Edon Zhegrova, prapë nuk ftohet për ndeshjen e Baselit në Champions appeared first on Gazeta Express.