EkonomiKulturëKurioziteteLajmeLajmi i funditShëndetësiShowbizSport

Thirrja e Metës ndaj policisë: Mos i prekni artistët, shembja e teatrit vendim korruptiv

Në lidhje me përshkallëzimin e protestës kundër
shembjes së godinës së teatrit Kombëtar reagon edhe Presidenti Ilir Meta.

Teksa e quan një vendim abuzim dhe korruptiv,
Meta i kërkon policisë të mos konfrontohen me artistët.

“Rrethimi me policë i Teatrit Kombëtar dhe
përplasjet fizike me komunitetin e artistëve, të cilët janë aty në mbrojtjen e
një prej vlerave të trashëgimisë tonë historike, kulturore e kombëtare, janë
një ngjarje e shëmtuar dhe e turpshme.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit të
respektojë artistët dhe të mos i dhunojë ata fizikisht në ushtrimin e së
drejtës së tyre për të protestuar ndaj një vendimi abuziv e korruptiv për
prishjen e godinës së Teatrit, dhe as t’i lëndojë ata shpirtërisht, në respekt
të dinjitetit njerëzor dhe kontributeve të vyera që kanë dhënë për artin e
kulturën kombëtare.

As sampistët e Ramiz Alisë nuk e kanë prekur
me dorë Edmond Budinën në dhjetor ’90!

Shumë turp! Shumë turp! Shumë turp!”, shkruan
Meta.

The post Thirrja e Metës ndaj policisë: Mos i prekni artistët, shembja e teatrit vendim korruptiv appeared first on Gazeta Express.