EkonomiKulturëKurioziteteLajmeLajmi i funditShëndetësiShowbizSport

Pacolli: Arrestimi i Tomor Morinës u bë për arsye politike, do ta zgjidhim këtë çështje me Maqedoninë e Veriut

Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, ka reaguar për arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së në zonën e Dukagjinit, Tomor Morinës, që iu bë sot në Maqedoninë e Veriut për shkak të një fletarresti të lëshuar nga Serbia.

Gazeta Exprëss, gjatë ditës së sotme ka konfirmuar në policinë maqedonase se Morina është arrestuar në pikën kufitare Han i Elezit- Bllacë pasi që ka qenë i kërkuar në listën e Interpollit.

Arrestimi i tij është bërë për arsye politike, thotë Behgjet Pacolli.

Pacolli në një postim në Facebook ka thënë se Kosova
dhe Maqedonia Veriore kanë miqësi të ngushtë dhe partneritet dhe “si partnerë
ne do ta zgjidhim këtë çështje”, transmeton Gazeta Express.

Postimi i plotë i tij:

Ne jemi në kontakt të ngushtë me autoritetet e
Maqedonisë Veriore për të siguruar lirimin e Tomor Morinës, një ish ushtar i
Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Urdhër-arrestet politike të Serbisë kundër
luftëtarëve të lirisë së UÇK-së nuk kanë kuptim dhe as bazë ligjore dhe thjesht
bazohen në arsye politike.

Ne besojmë se së shpejti lirimi i tij do të
ndodh dhe kështu edhe kthimi i tij tek familja e tij.

Kosova dhe Maqedonia Veriore kanë miqësi të
ngushtë dhe partneritet dhe si partnerë ne do ta zgjidhim këtë çështje. Tomori
do të lirohet shpejt.

The post Pacolli: Arrestimi i Tomor Morinës u bë për arsye politike, do ta zgjidhim këtë çështje me Maqedoninë e Veriut appeared first on Gazeta Express.