Lajmi i fundit

Koalicioni LDK- PSD, Haziri takon Molliqajn

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është parë sot në një kafiteri në kryeqytet me sekretarin e PSD-së, Dardan Molliqajn, raporton portali ‘Zeri.info’.

Pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj drejtuesit e subjekteve parlamentare kanë shpeshtuar takimet për të arritur koalicionet parazgjedhore ose paszgjedhore.

Përndryshe, drejtuesit e LDK-së vazhdimisht kanë bashkëpunuar me lëvizjen ‘Vetëvendosje’, përderisa PSD-në e Shpend Ahmetit e kanë quajtur ‘patericë të Haradinaj’.

Foto e siguruar nga “Zëri”. /Zëri

Comment here