Uncategorized

Ekspertja e shendetësisë largohet nga VV për shkak të prurjeve të reja

Ekspertja e shëndetësisë Hatixhe Latifi-Pupovci sot ka dhene doreheqje nga Levizja Vetevendosje. Ajo permes nje shkrimi ne profilin e saj ne Facebook, ka njoftuar se nuk do te jete me pjese e VV-se duke lene te kuptohet se deri te ky vendim ajo ka ardhur si pasoje e pakenaqesise se saj me prurjet e reja.

Kujtojme se ne Levizjen Vetevendosje koheve te fundit kane aderuar shume figura prolematike e disa nga ta me te kaluar kriminale.

Me poshte mund ta gjeni statusin e plote te Pupovcit:

Të nderuar miq,

Meqë shumë herë për këto vite ju kam shqetësuar duke kërkuar votë për Lëvizjen Vetëvendosjen, ju njoftoj se që nga sot unë nuk jam më anëtare e kësaj lëvizje. Falenderoj të gjithë bashkëpunëtorët e mi në Komitetin për arsim, në Komitetin për shëndetësi, anëtarët e Këshillit të Prishtinës dhe të gjithë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje për bashkëpunimin dhe momentet e mira që më kanë dhuruar. Shpresoj që prurjet e reja brenda Lëvizjes të jenë të qëlluarat.

Comment here